Kur do futet Shqipëria në BE? Majlinda Bregu: Duhen 106 vite nëse me ritmet…

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu, thotë se nuk ka qenë dakord me datën që përcaktoi ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel për anëtarësimin e në BE në 2030-ën. Për të Shqipëria nuk ka hapur ende pjesën më të rëndësishme të negociatave dhe shtoi se nëse vazhdon me ritmin e negociatave të Malit të Zi, Tiranës zyrtare i duhen edhe 106 vjet që të anëtarësohet.

”Të them të drejtën unë nuk kam qenë dakord kur kam dëgjuar datën e fundit para 1 viti nga ish-presidenti i Këshillit Europian, i cili caktoi vitin 2030. Fatlume dita nëse ndodh në 2030, por për të ndodhur në 2030 anëtarësimi i Shqipërisë apo i vendeve tona do duhet që të ndryshojë i gjithë procesi i anëtarësimit në BE.

Në rast se Shqipëria do të vazhdojë me të njëjtin model teknik të qasjes drejt BE-së, pra me të njëjtin ritëm të negociatave që ende nuk kanë filluar me pjesën e tyre thelbësore, nuk janë hapur kapitujt dhe duke llogaritur sa kohë i është dashur.

Nuk po them Serbisë për probleme të tjera, por Malit të Zi që është një vend më i vogël, i cili ka më pak probleme dhe një vend që është parë me një sy të mirë deri dje thashë edhe për shkak të numrit të kufizuar të qytetarëve. Po të ecim me ritmin e negociatave të Malit të Zi, Shqipërisë i duhen edhe 106 vjet”, tha Bregu në ”Opinion”.

SHKARKO APP