Kur do të lëvizim të lirë? Edi Rama tregon vendimin

Kur do të rinis jeta? Kur do të dalin nga karantina? Sipas kryeministrit Edi Rama, nëse trendi aktual vazhdon qeveria do të marrë në konsideratë lehtësimin e masave që kufizojnë lëvizjen, por vetëm pasi të shihet se çfarë do të ndodhë në 10-12 ditët e ardhshme.

“Nëse ne nuk do të kishim marrë këto masa, sot do të ishim në kushtet kur s’do të kishim më vend në spital për ata që do të kishin nevojë për të marrë frymë. Numri i të vdekurve mund të ishte 30-fish. Prej këtyre masave jemi në një kurbë mjaft të butë dhe në një situatë absolutisht në kontroll në sistemin tonë shëndetësor”,-tha për “EuroNews”.

Kreu i qeverisë nga ana tjetër, u shpreh gjithashtu optimist se nëse vazhdon rezistenca për të dalë gjallë nga coronavirusi, atëherë me siguri që do të jemi të gjithë të lehtësuar dhe krenar për luftën që po bëjmë.

SHKARKO APP