Kur do të nisë viti i ri akademik? Nikolla firmos udhëzimin: Periudhat e pushimeve për studentët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka firmosur urdhrin për nisjen e vitit të ri akademik. Konkretisht sipas këtij urdhri, viti akademik 2017-2018 pritet të nisë më 16 tetor 2017  dhe do të përfundojë më 30 shtator 2018.

Gjithashtu në këtë udhëzim janë specifikuar edhe periudha e pushimeve për studentët, ku thuhet se ato do të nisin nga data 25 dhjetor 2017 deri më 5 janar 2018.

Udhëzimi gjithashtu specifikon institucionet që ngarkohen për zbatimin e tij, si dhe thekson se pritet të hyjë në fuqi me botimin në “Fletoren Zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?