Kur fjalën e kanë gratë/ Gara në shifra mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri

Si paraqitet në Shqipëri hendeku mes femrave e meshkujve sa u përket pagave, aktivitetit të biznesit dhe pjesëmarrjes në politikë. Renditjet ndërkombëtare tregojnë se gratë në Shqipëri përgjithësisht janë të privilegjuara. Megjithatë, ato paguhen më pak se burrat.

“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë”! Këto vargje të Çajupit janë kthyer në një simbolikë të përpjekjeve të grave shqiptare në shekuj për të mbijetuar e për të siguruar vendin e tyre në shoqëri.

Sot, shifrat flasin në favor të tyre. Hendeku i pagave sa vjen e ngushtohet, madje femrat në poste drejtuese paguhen më shumë sesa meshkujt. Numri i femrave në biznes sa vjen e rritet, ndonëse ato mbizotërojnë në sipërmarrjet e vogla. Në politikë, zëri i tyre dëgjohet gjithnjë e më shumë. Edhe renditjet ndërkombëtare konfirmojnë se Shqipëria ka bërë hapa para në drejtim të barazisë gjinore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gratë paguhen 6.3% më pak se burrat
Gratë janë paguar historikisht më pak se burrat në Shqipëri. Por hendeku ka ardhur në ulje vitet e fundit. Në vitin 2014, hendeku gjinor për pagat ishte 10% dhe në 2015-n, zbriti në 6.9%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmirësimi vijoi edhe në 2016-n. Mesatarisht, paga mujore e tyre për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve. Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhen më shumë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për “Pagën mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas grup-profesioneve dhe gjinisë”, për vitin 2016, femrat me “funksion drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.

Pas drejtuesve, profesioni i dytë më i paguar tek femrat është ai i “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, me një pagë mesatare prej 86,927 lekë, por që është rreth 7% më e ulët sesa e meshkujve.

Me sa duket, punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup-profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” (i treti në listë), femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Edhe në shtet, femrat duket se “bëjnë ligjin”. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e meshkujve është 81,031 lekë, rreth 2,240 lekë, apo 3% më e ulët se e femrave.

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj.

Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favor të femrave.

Punët më pak të paguara për femrat janë “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” dhe “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me rreth 22 mijë lekë në muaj, por edhe meshkujt paguhen pak a shumë në këto nivele.

Profesionet ku meshkujt paguhen shumë më tepër se femrat lidhen me aktivitete të rënda të dedikuara kryesisht për ta, apo në shërbime ushtarake si p.sh. “Punonjës në industri” (+30%); “Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport” (+11%); “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes” (+25%).

Interesant është fakti që ka një diferencë të lartë mes pagesës së femrave dhe meshkujve në fushën e shëndetësisë, në favor të këtyre të fundit. Paga mesatare e meshkujve në profesionin “specialistë të shëndetësisë” është 61,776 lekë, ndërsa ajo e femrave 47,944 lekë, rreth 22% më pak.

Edhe në fushën e teknologjisë së informacionit, meshkujt kanë një pagë mesatare 45,492 lekë, nga 39,090 që e kanë femrat, me këto të fundit që paguhen si rrjedhojë 14% më pak.
p
Femrat në biznes, sipas INSTAT
Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%. Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur një rënie prej 3% në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve, është rritur me 4%.

Në 2016, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra në qarqe, vëmë re se në Qarkun e Tiranës kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që zotërohen apo drejtohen nga burrat në vitin 2016, të përqendruara më shumë në Qarkun e Tiranës, sërish kanë pasur rënie nga 39,3% në 27,93%, gjithashtu ka pasur dhe një rënie rreth 3% për gratë në Qarkun e Tiranës krahasuar me vitin 2011.

Ndërmarrjet e reja në vitin 2016 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Kjo vlen si për ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuara nga gratë ashtu edhe nga burrat. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016./monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?