Kur më pa, m’u hodh në qafë/ Gjyshi i Alvin tregon në Open emocionet e takimit me Alvinin
Aktualitet E Hënë, 11 Nëntor 2019 22:16
Familjarët e Alvin Berishës treguan për Open për Top Channel emocionet e kthimit e 11-vjeçarit në shtëpi.
Gjyshi i tij ishte shumëi emocionuar teka tregoi në Open emocionet e takimit.
“Kur erdhi e më pa tek shkallët, mu hodh në qafë, më përqafoi dhe tha gjyshi. Unë e përqafova dhe e putha në dy faqet. Gëzimi ishte shumë i madh. Më kishte mbajt mend edhe në Siri se edhe atje i ka thënë Afrimit më ço tek gjyshi”– u shpreh gjyshi i Alvin.