FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kur ndodhin më shumë aksidente? Urgjenca Kombëtare identifikon oraret me risk më të lartë në rrugët e vendit

Numri i lartë i aksidenteve rrugore, afro 12 çdo ditë kërkon masa të reja menaxhimi pasi në sezonin veror tendenca është në rritje.

Sipas kreut të urgjencës kombëtare përveç aksidenteve me makina këtë vit ka një rritje të aksidenteve me motor.

Kreu i urgjencës kombëtare ka iniciuar një studim për oraret e fluksit të aksidenteve. Skënder Brataj thotë se rezulton ora 12:00 – 15:00 me më shumë aksidente, më pas fasha deri në orën 17:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si masë parandalimi Brataj kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve për të parandaluar aksidentet. “Patrulla të qëndrojë në dalje të lokaleve ku dihet që konsumohet alkool pasi po doli e bëri 50 km në gjendje të dehur e ka kryer aksidentin”, shprehet Brataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënder Brataj kërkon vëmendje dhe kontroll të shtuar në ato zona bregdetare dhe jo vetëm ku po organizohen festat e qyteteve ku të rinjtë konsumojnë alkool dhe substanca narkotike e më pas përdorin automjetet për t’u kthyer në banesat e tyre duke u bërë kërcënim serioz për sigurinë në rrugë dhe burim aksidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?