Kur shoqërohesh me personin e gabuar, edhe vritesh!

 

E tmershme që vritesh kot së koti, vetëm se ecën apo shoqërohesh me personin e gabuar. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë me aqsa dalin informacionet nga policia.Dëshmitarë okularë të ngjarjes tregojnë se vrasësi u largua me kallashnikov në dorë, pasi qëlloi mbi makinën tip BMW, por pastaj u kthye sërish afër mjetit.Pas breshërive të para, vrasësi nxitoi të largohej nga vendi i ngjarjes, thanë deshmitarët, por ai ndaloi disa metra më tej dhe është kthyer.Për t’u siguruar se i kishte dhënë fund viktimave të tij, atentatori me kallashnikov në dorë u afrua edhe njëherë pranë makinës, dhe në këtë moment dyshohet se Elvis Gacaj iu përgjigj me disa të shtëna pistolete. Pavarësisht se ishte plagosur, 40 vjeçari e ka detyruar atentatorin të largohet me shpejtësi. Dy të rinjtë e vrarë, Kevin Rugova dhe Aurora Oskia duket se shoqëroheshin me personin e gabuar. Elvis Gacaj, sipas policisë ka qenë objektivi i atentatit.

Sipas policisë në vendin e parë të makinës, në timon, ka qenë ulur Elvis Gacaj, ne krah të tij ka qenë Aurora Oskian, ndërsa pasagjerët e ulur në pjesën e pasme kanë qenë Kevin Rugova dhe Eda Gjura.

Elvis Gacaj dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit. Ai ka mundur të shpëtojë më vetëm një plumb në shpatull dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vitin 2008, 40-vjeçari i ka mbijetuar një atentati me eksploziv pranë shkollë “Petro Nini Luarasi”. Gacaj ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1992, dhe për një plagosje në vitin 2008. Kur u dënua herën e parë, Gacaj ka qenë 18 vjeç dhe ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij. Duke e goditur në njërën kofshë, i ka prerë arterien kryesore dhe ai ka gjetur vdekjen në spital. Për këtë ngjarje Gacaj është dënuar me 14 vjet burg. Vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundon sërish në pranga, këtë herë 32 vjeç dhe akuzohej për plagosje të lehtë me dashje. Ai u arrestua më 26 korrik të vitit 2008, pasi kishte plagosur shtetasin me inicialet S.M.

Ndërkohë dy të vrarët e natës së mbrëmshme janë vrarë kot së koti.

SHKARKO APP