Kur studentët takohen pas 30 vitesh!

Kur je student te duket sikur jetën e ke nëpër duar dhe e rrotullon si të duash, por kur futesh në udhet e jetës fillon e kujton kohen e artë të jetës studentore. Kalojnë vitet, por miqesia dhe shoqeria studentore nuk harrohet. Kështu ka ndodhur edhe me një grup studentësh të degës stomatologji këtë të shtunë, datë 8 korrik në restorant “Dinastia” në Tiranë, të cilët u mblodhën fiks pas 30 vitesh për të kujtuar ditën e diplomimit, pra në vitin 1987.

Kishin ardhur nga SHBA, Italia, etj ku jeta i ka çuar, dhe u takuan pas 30 vitesh. Kishte disa prej tyre të cilët ishin takuar herë pas here me njeri tjetrin, porse edhe nga ata që kishin nga viti 1987 pa u takuar. Takimi ishte një kënaqësi dhe surprizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto: Femrat e kursit të stomatologjisë, kursi i vitit 1987.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foto: Kursi i plotë i stomatologjisë, viti 1987

Në foto: Çast nga vallëzimi në grup

Organizuar bukur nga “komandanti” siç e quan grupi i ish- studentëve stomatolog,Vladimir Mbroqe, ata u takuan pas 30 viteve. Dikush nuk e njihte kolegun ose kolegen pasi kishin kaluar shumë vite. Një kishte floke të thinjura, por sytë nuk i kishin ndryshuar, një tjetër thoshte: O po ky është shoku i bankës! Dhe e njihte nga sytë, një tjetë thërriste: Po kjo është shoqja jonë e bankës!

Dhe kështu u takuan pas 30 vitesh stomatolegët e para 30 vitëve, që tashmë jeta i ka bëre me femije apo janë mplakur disi nga vitet, apo ndonjë është bërë gjyshe apo gjyshe, por shpirti dhe shoqeria e vitëve studentore, i bën si dikur të rinjë; si para 30 viteve.

Eshtë bukur të takohesh me shokët dhe shoqet e fakultetit pas 30 vitesh!

Sejcili ka bërë 30 vite rrugë në jetë, por për ata asgjë nuk ka ndryshuar. Janë të rinjë, si atëhere!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?