Kur të gjitha monedhat rriten, leku bie

Leku ka vijuar edhe sot rënien duke humbur terren ndaj valutave kryesore të huaja, ku sipas kursit të këmbimit është zhvlerësuar më tej.

EURO/ Në 48 orët e fundit monedha euro është rritur me 0,5 lekë për njësi, duke arritur në kuotën 125.8 lekë në blerje dhe 126.5 lekë në shtije, çka shënon është nivelin më të lartë të euros që nga muaji qershor në Shqipëri. Por, për monedhën europiane pritshmëritë janë pozitive dhe pritet që të kalojë pragun e 127 lekëve së shpejti.

DOLLARI/ Po ashtu edhe dollari amerikan është rritur me 0.5 lekë dhe tani një dollar blihet me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PAUNDI/ Sa i takon paundit britanik edhe ky i fundit ka shënuar një rritje me 0.3 njësi, duke u blerë me 140 lekë dhe duke u shitur me 141 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në trend rritës janë gjithashtu dollari australian dhe franga zvicerane, të cilat kanë fituar 0.3 pikë ndaj lekut.

E ndërsa monedhat e mësipërme kanë shënuar rritje, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me valutat aziatike dhe lirën turke, ku kjo e fundit vazhdon të bjerë dhe sot është në kuotën e 16.38 lekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?