Kur të gjithë presin qeverinë e re, Rama ikën në Slloveni. Emrat e ministrave mësohen në shtator
Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar ekipin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik.
Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish-ministra, si në rastin e Ervin Metes, i shoqëruar me Delina Ibrahimaj.
Të hënën Rama ka patur në zyrë edhe përfaqësuesit e PS në Kuvend me në krye, drejtuesen Spiropali. Kryeministri ka diskutuar me ta rolin e Kuvendit për integrimin dhe idenë e mazhorancës për të patur 11 komisione të përhershme, një prej të cilëve do të jetë edhe Komisioni i Fatmir Xhafajt.
Për socialistët vapa nuk do të ikë me gushtin, pasi kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në forumin e Bledit në Slloveni, i cili zhvillohet në datat 1-2 shtator. Pas rikthimit të tij pritet të kristalizohet ideja për datën e Asamblesë, në fillim të javës së parë apo në mesin e javës së dytë të shtatorit.
KOHA JONË SONDAZH

