Kur vajza inskenon rrembim që ti marrë 400 mijë eurot babait!

 

Ndodh edhe keshtu: Një adoleshente inskenoi rrëmbimin e saj bashkë me të dashurin dhe një shok tjetër, me qëllim që babai i saj,  një biznesmen mobiljesh, t’iu paguante atyre 400 mijë euro. Pas denoncimit të tregtarit, policia zbuloi planin e tre adoleshentëve, duke arrestuar vajzën Nensi Çobo, të dashurin e saj Orion Hoxha, si dhe shokun e tyre Krisi Gjore.

Të enjten në mbrëmje, një nga personat i telefonoi Laver Çobos, duke i kërkuar shumë prej 400 mijë eurosh në këmbim të vajzës së tij të cilën e kishin në dorë. Paratë do të dërgoheshin në një zonë, ku do t’ia caktonin telefonuesit.

Menjëherë pas telefonatës, tregtari Çobo denoncoi në policinë e kryeqytetit se persona të paidentifikuar i kishin rrëmbyer vajzën. Policia kontrolloi trafikun e telefonatave të biznesmenit dhe menjëherë më pas identifikoi telefonuesin dhe më pas gjetën edhe disa numra të tjerë. Më pas policia identifikoi edhe poseduesit dhe kreu ndalimin e tyre. Orion Hoxha, u ndalua nga policia në rrugën Isuf Elezi, në Selitë, ndërsa Krisi Gjore pranë rrugës Myslym Shyri, ndërsa vajza ishte larguar për të marrë paratë.

Sipas policisë natën e të enjtes, duke u gdhirë dita e premte Nensi Çobo qëndroi me të dashurin e saj Orion Hoxhën në një hotel pranë liqenit artificial nga ky dyshohet se edhe kanë kryer rrëmbimin. Sipas policisë pas arrestimit të tre pranuan inskenimin, ndërsa tashmë duhet të përballën në prokurorinë e krimeve të rënda me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim. 

Skenari i "rrëmbimit"
Mësohet se gjithçka ka nisur rreth tre ditë më parë, kur vajza 18-vjeçare Nensi Çobo, banore e Tiranës, ka vendosur që të vërë në jetë planin e plaçkitjes së të atit, një ndër biznesmenët më të njohur në fushën e lëndëve të para për mobilje në Shqipëri.

Ajo, bashkë me të dashurin e saj Orjon Hoxha, moshatar me të, si dhe shokun e këtij të fundit, Kristi Gjora, një vit më i madh se ta, nisën zbatimin e planit.

Adoleshentja u strehua në një hotel tek zona e farit në periferi të Tiranës.

Në këtë mënyrë u stimulua zhdukja e vajzës. Dy djemtë proceduan me telefonatën ndaj të atit duke i kërkuar 400 mijë euro, në të kundërt do ta paguante me jetën e të bijës që mund të mos e shihte më kurrë.

I dashuri i saj dhe shoku i tij, që të dy rrinin në lëvizje duke pritur reagimin e të atit.

Ditën e djeshme, laver Çobo ka marrë një tjetër telefonatë ku është paralajmëruar se nëse nuk dorëzon 400 mijë eurot, do ta pësojë.

Këtu është futur në veprim një skuadër policore e drejtorisë rajonale të Tiranës. Me metoda speciale të hetimit, ka nisur aksioni për zbardhjen e këtij rrëmbimi të dyshuar.

Mësohet se policia pasi ka marrë telefonatën ka filluar hetimet rreth shoqërisë së vajzës, duek zbuluar fillimisht se kishte zënë të dashur 18 vjeçarin Orjon Hoxha. 

Këtu ka nisur “peshkimi” i dy rrëmbyesve të shtirur. Policia ka kapur të dashurin e vajzës dhe e ka marrë në pyetje në polici, duke e mbajtur disa orë atje.

Në këtë kohë, vajza e ka mësuar se i dashuri ishte kapur, ka dalë nga hoteli, ka thirrur të ëmën në telefon dhe më tej ka shkuar në shtëpi, duke vazhduar të pretendojë se ishte rrëmbyer, por se çdo gjë mori fund dhe ajo arriti të çlirohej nga pengmarrja.

Në vijim të veprimeve, policia ka kryer edhe arrestimin e adoleshentes që së bashku me të dashurin dhe shokun e tyre donin të përfitonin 400 mijë euro nga babai që e kishte sjellë atë në jetë.
 

SHKARKO APP