Kurban Bajrami, myslimanët kremtojnë festën e sakrificës

Miliona besimtarë myslimanë në botë, kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Myslimanët shqiptarë kanë falur namazin e festës së sakrificës, në orën 07:00, e ndërkohë në Tiranë ajo është falur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa para faljes së namazit, në orët e para të mëngjesit u zhvillua ceremonia me leximin e Kuranit, ligjërata dhe përshëndetje.

Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, kushti i pestë i Islamit dhe dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.

Në lutjen e sotme u theksua që ky Bajram duhet të jetë një thirrje e plotë dhe e fuqishme për t’i thënë jo indiferencës sociale. Për myslimanët u bë e qartë sot gjatë lutjes se kanë obligim të jenë në krahun e atyre që vuajnë, që janë të sëmurë për t’i lehtësuar sadopak.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është një dash nga hanxhinjtë që theren në Mekë sot, sakrifica më e madhe është tehu i shpatës së drejtësisë që duhet të presë çdo fije të mos drejtësisë. Individin, një komb e mban vetëm ecja drejt drejtësisë”, thanë besimtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj tha se, kjo është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri.

“Falë zotit kemi një ditë feste, përkushtimi dhe vetëmohimi. Përkujdesja është sot në çdo familje. I lutem zotit të sjellë paqe begati për të gjithë!” Urimeve për festën e Kurban Bajramit nga sheshi i faljes së namazit iu bashkua edhe Baba Edmond Brahimaj, i cili u lut për më shumë dashuri mes njerëzve dhe në familje. “Urojmë që besimtarët të kenë dashur për njëri­tjetrin në familje. Zoti i dhëntë paqe kujtdo”, tha ai

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?