Kurban Bajrami, uron Meta: Çlirim nga brengat e vështirësitë

Presidenti Ilir Meta ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.

Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë te Komuniteti Mysliman, nga ku përcolli mesazhe për paqe dhe harmoni.

“Në këtë ditë të shenjtë, dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e t’u japë më shumë forcë e besim për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë ditë sakrificash do të uroja për të gjithë shoqërinë e familjet tona me shumë paqe, mirëqenie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?