Kurora e drogës, tepsia, bandat, fshesa… Simbolet dhe banderolat e protestës (FOTO)

Protesta e opozitës ishte e veçantë në formën se si u përcollën mesazhet. Simbole dhe banderola mbushën bulevardin. Kurora me kanabis, tepsitë me foton e kreut të qeverisë, mesazhi i Arta Markut për Tahirin, banda e kriminelëve që opozita i denoncon si mbështetës të qeverisë, ishin ndër më të spikaturat e mesazheve që pushtuan bulevardin.

Koreografia e protestës ishte e qartë sa më pak flamuj dhe simbole, për të mos u cilësuar një protestë partiake, por një protestë e qytetarëve të nëpërkëmbur.

Të rinjtë e nisën protestën me dy banderola dhe një kurorë me simbolikën e kanabisit, Kurora e “mbretit” kishte në vend të gurëve të çmuar, foton e Edi Ramës, Tahirit, Balilit, Habilajt, Shullazin, Keçin, Rroshin dhe Frrokun. Këto simbolika me ironi u zgjodhën për të protestuar para Kryeministrisë kundër qeverisë “Rama 2”, që opozita e akuzon për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e këtij instilacioni ishte edhe një divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët figura, pasi sipas PD-së, kreu i qeverisë i mbron me pushtetin e tij. “Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kanë dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet”, deklaron PD-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Simbolika e LSI-së në këtë protestë ishte tepsia, pasi gjatë fushatës së 25 qershorit, kreu Rama fliste për tespinë e pushtetit, e ku i bënte thirrje shqiptarëve që pushteti të ishte vetëm në “tepsinë e PS-së”. Të rinjëve e LSI-së kishin zgjedhur një foto të hershme të kreut Rama duke ngrënë makarona, dhe e vendosën që mesin e tepsive. Dejana Kallogjeroviç, anëtare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u shpreh se kur shkuan për të blerë tepsitë, shitësi ju tha se i kishin falas, vetëm të hiqnin Ramën nga pushteti.

10 të burgosur ishin në protestë. Edi Rama, Saimir Tahiri, Moisi Habilaj, Mark Frroku, Elvis Rroshi, Klement Balili, Druim Keçi, Emiljano Shullazi, Lul Berisha, Arben Frroku. Të gjithë këta kishin veshur uniformën e burgut dhe simbolikisht, ishin në protestë.

Arta Marku ishte në protestë, jo fizikisht por e stampuar në një instilacion me Saimir Tahirin. Marku në rolin e berberit dhe Tahiri klienti që merrte mesazhin e Markut që: “Të ruaj unë, e ka porosi nga Rama”.

Një qytetar nga Lezha kishte zgjedhur një formë krejt të veçantë. Ai i kishte shkruar mesazhet mbi rrobat e tij. “Diktator u solle ti po qajnë nënat për fëmijë i kanë ikur në Gjermani. Çohu popull” si dhe “Vllazën demokracia në rrezik, poshtë diktatori”, ishin disa nga parrulat e shkruara në rrobat e protestuesit.

Fshesa nuk mungoi, pasi simbolizon faktin se Shqipëria e ka jetike të pastrohet nga krimi. Në banderolat që mbanin të rinjtë, nënkuptohet se krimi bashkë me Edi Ramën po e mban larg vendin nga Bashkimi Europian. Një nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit të organizuar dhe pas akuzave të opozitës që qeveria mban larg vendin nga bashkimi në bllokun e BE-së, bandelota kishte të tillë mesazh.

Pak orë para nisjes së protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u shpalosur një portret gjigand i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës. Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Arditi është simboli i viktimës nga mafia e plehrave! Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

Por përtej thirrjeve, tundjes së fshesave, e përplasjes së tepsive dhe prangave që mbanin në duar, protestuesit janë treguar tepër të qetë e të matur duke qëndruar tërësisht jashtë incidenteve.

R.Shtylla

Disa nga mesazhet:

Edo, drogën e bëmë bashkë. E di Saje, Edi!
Interior Minister Saimir Tahiri, wanted for narco traffic!
Tahiri në burg, jo në kuvend!
Të ruaj unë, e kam porosi nga Rama!
Diktator u solle ti po qajnë nënat për fëmijë i kanë ikur në Gjermani. Çohu popull. Vllazën demokracia në rrezik, poshtë diktatori!
Emigrantët: Të largohet qeveria e drogës!
Ndal dhunën ndaj biznesit të vogël!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?