Kurora e gjelbër e Shëngjinit, si u bë pas zjarrit
Kurora e gjelbër e Shëngjinit ka marrë një pamje të zymtë. Ngjyra jeshile i ka lënë vendin asaj kafe. Flakët nuk e kursyen, duke djegur sipërfaqe të tëra, ndërsa dëmet janë kolosale, por ende nuk janë përllogaritur. Zjarret ishin të përmasave të mëdha, duke rrezikuar të zbrisnin deri në qytet. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e djegur. U deshën dy ditë “luftë” dhe angazhimi i shumë forcave zjarrfikëse dhe të ushtrisë por edhe banorëve të zonës për të shuar flakët. Për zjarret u arrestuan Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj me akuzën e “Shkatërrimit me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, por më pas u lanë të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

