Kursi i Këmbimit 27 dhjetor- Euro, Paundi, Dollari dhe Franga njohin rritje përballë Lekut

Monedhat e huaja kanë njohur rritje kundrejt lekut shqiptar. Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet me 109.3 lekë dhe shitet 110.1 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka njohur një rritje të lehtë.

Monedha europiane euro blihet 121.6 lekë dhe shitet 122.3 lekë. Edhe euro në krahasim me një ditë më parë ka njohur rritje të lehtë ashtu si dollari amerikan.

Të njëjtën tendencë rritëse ka edhe paundi britanik që blihet  me 141.4 lekë dhe shitet 142.4 lekë.

Ndërkohë, Franga zvicerane blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

SHKARKO APP