Kursi i këmbimit valutor/ Euro vazhdon të zhvlerësohet. Dobësohen të gjitha valutat e tjera

Të gjitha monedhat në tregut e këmbimit valutor kanë pësuar një rënie të ndjeshme këtë të mërkurë. Referuar të dhënave të Credins Bank, Euro vazhdon rënien duke humbur edhe ditën e sotme 0.5 pikë dhe arritur në vlerën e 122 lekëve.

Të njëjtën ecuri ka ndjekur edhe Paundi Britanik i cili ka arritur në nivelin e 138.5 lekëve, duke humbur plot 0.5 pikë.

Ndërsa Dollari Amerikan me një humbje prej 0.3 pikësh është kuotuar sot me 109.2 lekë. Ndërkaq edhe Franga Zvicerane ka regjistruar ulje të vlerës duke u këmbyer sot me 108 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbritje kanë shënuar edhe Dollari Australian dhe ai Kanadez të cilët këmbehen sot me përkatësisht 75 lekë dhe 81.4 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?