Kursimi i pastimuluar i energjisë/ Ekspertët: Përjashtim nga taksat apo TVSH, lidhje me rrjetin e OSHEE

Pavarësisht se kërkesa për energji pëson rritje nga viti në vit, duket se masat që do të ndikonin në reduktimin e konsumit po ecin me hapa të ngadaltë, ndërkohë që ekspertët kërkojnë ndërmarrjen e politikave subvencionuese për nxitjen e investimeve për kursimin e energjisë nga konsumatorët.

Mungesa e lidhjes me rrjetin e shpërndarjes ka krijuar pengesa në këtë treg, por Çekrezi thotë se ka një angazhim serioz nga institucionet shtetërore dhe se shumë shpejt do të mundësohet blerja e energjisë së prodhuar nga bizneset apo familjarët.

Kjo zgjidhje është tejet e rëndësishme, por ekspertët sugjerojnë edhe ndërmarrjen e incentivave të tjera sikurse mund të jetë falja e taksave për bizneset që kryejnë këto lloj investimesh apo heqja e TVSH-së për këto impiante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht qeveria shqiptare nuk ka parashikuar asnjë masë incentivuese, por sipas zyrtarëve gjithçka do të fokusohet vetëm te ndërgjegjësimi i bizneseve mbi rëndësinë që ka një investim sipas parimit të eficencës së energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Shqipëria ka miratuar 2 ligje që kanë për qëllim reduktimin e konsumit të energjisë, por implementimi i tyre bëhet i vështirë, në një kohë sipas Komunitetit të Energjisë, deri në mars të këtij viti nga 16 akte nënligjore, 13 prej tyre nuk ishin miratuar ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?