”Kurti mos ti bëjë naze fuqive të mëdha”, Rama: Draftin nuk e çova te Putini, por tek dy njerëzit që i kanë bërë një dhuratë Kosovës

Kryeministri Edi Rama, thotë se Kosova nuk duhet t’i bëjë naze planit franko-gjerman, pasi marrëveshja e radhës që ndërkombëtarët do t’i propozojnë nuk do të jetë aq e mirë. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama shtoi edhe se draftin e tij për Asociacionin e komunave serbe nuk e ka dërguar te Vladimir Putini, por te njerëzit që i kanë bërë Kosovës, siç tha ai, dhuratën më të madhe të mundshme.

“Nuk e kam çuar atë draft te Putini dhe te Xi Jingpini. E kam çuar atë draft te dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovën dhuratën më të madhe të mundshme: plani franko-gjerman është gjëja më e bukur që mund të shkruajnë politikanët dhe juristët së bashku. Kosova e ka në tavolinë atë plan.

Mua më ka mësuar jeta që kur i bën shumë naze një marrëveshjeje që ta vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë. Nëse kujtesa nuk më tradhton, fqinjëve tanë maqedonas iu vu dikur një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan. Tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?