Kurti pret në takim liderët e Nismës ”Shqipëria Bëhet”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ata vizituan sot kryeministrin për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet.

Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona.

SHKARKO APP