Kurum blen 60% aksione të “Channel 1”

Presidenti i kompanisë Yldon Media Group, Z. Ylli Ndroqi dhe Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm firmosën marrëveshjen paraditen e sotme në Hotel Rogner, ku u mbajt dhe një konferencë për median.

“Ne si KURUM Holding kemi një kohë të gjatë dhe jemi përpjekur të hyjmë në një grup mediatik. Menduam se alternativa më e mirë është të blejmë aksionet e Channel One pasi mentaliteti i Yldon Group me mentalitetin tonë përputhen më së miri” deklaroi Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm.

“Shpresoj dhe besoj se vlera jonë industriale me një eksperiencë 16-vjeçare në tregun shqiptar së bashku me eksperiencën e mirë te Yldon Group në media do të krijojnë një eksperiencë të shtuar në ekonominë e vendit. Qëllimi ynë është që bashkarisht, duke punuar, të ngremë akoma më mirë pozicionin e Yldon Group në media e të bëhemi Number One” nënvizoi më tej presidenti i KURUM.

Pas Vitit të Ri kjo marrëveshje pritet të pasohet nga marrëveshje të reja me grupe mediatike në Turqi për të sjellë eksperiencën jo vetëm për Channel One por për të gjithë infrastrukturën e Yldon Media Group

“Kemi bërë bisedime të sjellim eksperiencën ndërkombëtare sidomos nga Turqia për ta modernizuar akoma më tepër këtë grup mediatik që do ecë bashkarisht” u shpreh Z.Haşmet Bedii Kürüm

SHKARKO APP