“Kurum ka realizuar fitime të jashtëzakonshme”/ Tomorri: Dyshohet se nga Shqipëria dolën 800 ton mbetje të rrezikshme

Klodian Tomorri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua skandali me mbetjet e dyshuara toksike të Kurum.

Tomorri tha se ka dyshimet që nga Shqipëria u nisën drejt Tajlandës rreth 800 ton mbetje të rrezikshme.

Më tej Tomorri deklaroi se Kurum ka patur në dy vite fitime të jashtëzakonshme, ndaj duket e çuditshme se pse sot deklaron vështirësi dhe rrezikon të lërë pa punë qindra persona.

“Çfarë është bërë? Çdo gjë mund të jetë bërë, mund të kenë shkuar jashtë. Fakti që vajtën në Tajlandë, nuk duhet të mendojmë dhe të ndihemi mirë, mirë ja bënë Tajlandën, se kështu siç nxjerrin këto, edhe mund të fusin gjëra, pra është çështje sigurie. Ka informacione se ka kompani që importojnë mbetje të rrezikshme.

Kjo ngarkesa është e rrezikshme? Anijet u ngarkuan dhe kanë kosto të madhe, nëse do të ishin pa kleçkë dhe produkt normal, nuk pranonte njeri t’i kthente mbrapsht, sepse do të thoshin bëjini analizat, por nuk i pranoi askush, as Tajlanda. Tentuan edhe në Afrikë të Jugut, nuk i pranoi as Singapori. Llogjika ta do që një pjesë e atyre, dyshohet se janë mbetje e kategorisë së rrezikshme. 800 nga 2800 ton janë të rrezikshme. Janë të përziera.

Jemi në këngën e zakonshme, që shpërthen jashtë puseta, siç ndodhi Sky ECC, pra çdo skandal na vjen nga jashtë.

Kurum ka realizuar fitime të jashtëzakonshme. Kanë shlyer edhe detyrimet që kanë patur, një pjesë të madhe. Më duket shumë çudi që tani thonë do të mbyllim dy departamente dhe do të nxjerrim 500 vetë papunë”, tha Tomorri.

SHKARKO APP