Kusari: Drafti për paketën antishpifje i fshehtë, u ndryshua në moment të fundit, nuk zëvendësuan as “w”
Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari tha se drafti për ligjin për mediat nuk kanë qenë i mundur të ndiqet pasi ka qenë shumë i fshehur.
Madje shtoi se drafti u ndryshua në moment të fundit pa u zëvendësuar as “w”.
E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, listoi 5 hapat që duhen ndjekur nga qeveria gjatë draftimit të ligjit.
Flutura Kusari: “Draftimi i ligjit nuk ka qenë i mundur të ndiqet pasi ka qenë shumë i fshehur. Prej perspektivës së draftimit të legjislacionit duhen të paktën 5 hapa që të kalojë një qeveri gjatë draftimi të një ligji.
Duhet të shpallë fillimisht idenë për ndryshmin e ligjit kaq të rëndësishëm siç është ligji për mediat, gjë që nuk e ndodhi. U përmend aty këtu dhe erdhi si ide gati e kompletuar.
Së dyti, që nuk ndodhi, është se duhet të ofrohet një arsyetim bindës sidomos për komunitetin që e prek në këtë rast gazetarët, se përse është i nevojshëm. Ky ndryshim ligjor dhe nuk ndodhi.
Së treti konsultimi me mediat dhe gazetarët. Kjo nuk ndodhi. Nëse ligji kishte qëllim të mirë atëherë nuk duhet ti kushtonte asgjë qeverisë shqiptare që të ftojë mediat.
Hapi i katër, nëse do kishim një draft të konsultuar me shoqëritë civile dhe mediat pastaj ti kërkon ekspertizën ndërkombëtare që zakonisht është aprovim.
Është bazike, asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Si është e mundur që kryeministri kërkon këshilla apo sugjerime nga gazetarët apo komuniteti ndërkombëtar kur nuk kemi pasur mundësinë ti shohim këto drafte.
Ndryshimet kanë ndodhur në momentin e fundit. Kemi një draft-ligj që përmban “w” ata nuk kanë pasur kohë as të konvertojë dhe ti zëvendësojnë.