Kusari: Shqipëria ka rënë në renditjen e lirisë së medias, propaganda e qeverisë ka funksionuar në BE
Flutura Kusari, Këshilltare Ligjore, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, e quajti si ligj anti-shprehje ligjin e qeverisë për mediat.
Kusari tha se Qendra për Lirinë e Shtypit Evropian i është dedikuar një kapitull i veçantë Shqipërisë në lidhje me lirinë e medieve, gjë e cila ndodh vetëm me vendet që kanë probleme me lirinë e shtypit.
Kusari: Fillimisht patëm raportin e Reporterëve pa Kufij që e u ulën në rankim Shqipërinë në lidhje me lirinë e medieve. Ndërsa Shqipëria u përmend në raportin e komisioneres evropiane për të drejtat e njeriut e cila shprehur paketën anti shprehje, jo anti-shpifje, si një ndër problemet më të mëdha që përballet vendi ynë.
Unë jam juriste dhe e kam analizuar këtë ligj dhe nuk mund të quhet ndryshe. Qendra për lirinë e shtypit evropian dhe Shqipërisë i është dedikuar një kapitull i veçantë. Një kapitull i tillë dedikohet vetëm një vendi që ka probleme me lirinë e shtypit dhe medias. Shtet që nuk kanë probleme me median nuk kanë marrë kapitull të veçantë. Kjo ka ndodhur për herë të parë këtë vit.
Kjo për shkak se kemi pasur sulme, por ndërkombëtarisht për Shqipërinë nuk është ditur shumë për shkak të PR. Në vitin 2019 patëm shumë gazetarë që u bënë bashkë, dhe filluan të regjistroheshin sulme nga ndaj gazetarëve. Kur shkonim në Bruksel çuditeshin për këtë situatë pasi kishte funksionuar makineria e propagandës.