Kush do të jetë drejtori i Policisë së Shtetit? Çela kandidat potencial, Pëllumb Seferi i preferuari i ndërkombëtarëve

Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, mazhoranca kërkon një figurë më pak të përfolur.

Emrat që përfliten janë të shumtë. Mes tyre është edhe oficeri i karrierës Elidon Çela, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Vlorës. Çela ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të AMP-së në Tiranë. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit dhe konsiderohet nga mazhoranca si një nga figurat më të pastra në radhët e policisë.

Një nga kriteret kryesore për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit pritet të jetë edhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar, për shkak të procesit të negociatave me Bashkimin Europian. Ndërkombëtarët mbështesin oficerin e karrierës Pëllumb Seferin, drejtorin e Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit që prej vitit 2020, i cili konsiderohet prej tyre si një nga figurat më të pastra në institucion. Seferi pritet të kandidojë për postin e kryepolicit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë drejtimit të tij janë realizuar edhe ekstradimet e bujshme nga Dubai, plot 14 të tilla, duke thyer edhe mitin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një “azil” për personazhe të botës së krimit. Në këtë aspekt, Policia e Shtetit nën drejtimin e Seferit ka arritur rezultate edhe më të larta se policitë e vendeve si Italia dhe Turqia, të cilat ende nuk kanë mundur të realizojnë ekstradime nga Dubai. Përveç tyre, pritet të kandidojnë edhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit, si Artion Duka, Arjan Muça dhe Ardian Çipa. Pas përfundimit të procesit të konkurrimit, vendimin final e merr kryeministri Edi Rama, i cili shpesh ka surprizuar me zgjedhjet e tij, shkruan A2 cnn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Sokol Bizhga mbetet “luani” i vjetër në policinë e shtetit. Ai e njeh policinë më së miri dhe mbetet kandidaturë e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?