Kush do të lëvizë me makinën e tij, duhet të plotësojë këtë formular

Të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me mjetet e tyre private kryesisht për në punë, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, duhet të vetëdeklarojnë itinerarin e tyre online, por u bëhet thirrje të mbajnë parasysh këshillat. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit apelon:

Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet, por mbaj parasysh këshillat!

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link:

https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/

Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e makinës, te xhami i parë për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.

Prej datës 15.03.2020 ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Coronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?