Kush e dominon fushatën? Dash Shehi: Basha ka kohën me vete, gënjeshtra e Ramës s’ka më inerci

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka analizuar sot fushatën e elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi u shpreh se Basha po bën fushatë më të mirë se Rama.

Ai tha se Rama po u tregon shqiptarëve lugën bosh, ndërsa për kryetarin e PD tha se kohën me vete.

Basha po bën fushatën më të mirë. Fushatë pro-aktive dhe pro-pozitive. Unë po them gënjeshtra e Ramës nuk ka më inerci u zbraz shishja ka tete vite, është bosh luga nuk kemi çfarë sajojmë më. Narrativa e Ramës është zigzage, sulmoi kundërshtarët pa kuptim,jo me sulme politike, por si e ke vetullën ti apo si e ke buzën ti e kuptoi marrinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani ndryshoi narrativa, duket më çlirët. Unë do ti thoja qytetarëve ç’kam bërë e mund të bëjë. Ai premtoi dhjetë herën tjetër ka mbet tek treshi, ai mund të thotë sa të duash do bëjmë 13, por se beson kush më. 8 vite kaluan shumë gjëra nuk janë bërë. Duhet të jesh naiv të besosh këtë njeri. Basha ka kohën me vete”, tha Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?