Kush e ka radhën pas Hajrajve? Hodaj: OFL-ja nis sot goditjen e dytë
Sot do të zhvillohet aksioni i radhës nga OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) për sekuestrimin e pasurisë së vendosur nga krimi. Të paktën kështu tha, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj,
Por kush do ta ketë sot radhën pas Hajrajve të Shijakut që u goditën dje?
“Nesër (sot) do të ketë një tjetër aksion”,-tha Hodaj në Open. OFL-ja e nisi nga Shijaku dje duke sekuestruar veç kompleksit “Golden” edhe tre shtëpi dhe një pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, ndërsa në total deri më tani janë 250 subjekte në verifikim paraprak.
Sipas OFL, pas konfiskimit përfundimtar që vendoset nga Gjykata Speciale 15 ditë pas kalimit të dosjes pasurore të pronarit të objektit në SPAK, është Ministria e Brendshme që vendos nëse ai do të shembet apo do të shfrytëzohet si aset publik.