Kush e kishte fajin kryesor për mosmarrjen e 71 mandateve nga Opozita, PD apo LSI?
Zgjedhjet u vulosën. PS mori pushtetin, Edi Rama drejton prapë. PD dhe LSI në opozitë edhe katër vite, të paktën.
PD mori 59 mandate deputeti me 25 prill, kurse LSI 4 mandate ose 1 me shumë se Tom Doshi si PSD.
Zgjedhjet 2017:
PS: 74 mandate
PD: 43 mandate
LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat
Zgjedhjet 2021:
PS-48.7% ose 74 mandate
PD-AN 39.40 % ose 59 mandate
LSI-6.85% ose 4 mandate
PSD-2.24 % ose 3 mandate
Pra PD ka shtuar nga viti 2017 gjithsejt 16 mandate deputeti.
LSI ka humbur 16.
Para zgjedhjeve të 25 prillit PD-ja deklaronte se do merrte 65-70 mandate, kurse LSI fliste për diku te 30 mandate deputeti.
Sikur LSI të merrte 12 mandate sot punët do ishin ndryshe, pra nga një deputet për qark.
PD-ja nuk mori sa tha e duhej, por ama shtoi 16 deputetë.
LSI ra në pikiatë për një mijë arësye. Dhe një nga arsyet mbetet se nuk ishin në këtë realitet!
KOHA JONË SONDAZH

