Kush e merr PD-në nëse arrestohet Berisha? Avokati debat me politologun: Kalojnë tek…
Avokati Leonard Karaj dhe politologu Alban Daci debatuan në ”Euronews Albania” lidhur me procesin e nisur nga SPAK ndaj Sali Berishës. Sipas Dacit, nëse arrestohet Berisha, Rithemelimi dhe grupi Bardhi ka shumë mundësi të bashkohen me PD-në zyrtare. “Ose do merren me politikë dhe do bashkohen me Bashën ose do lënë politikën dhe do vazhdojnë të bëjnë profesionet që kanë bërë. S’mund të drejtojë dikush që nuk ka lidhje me demokratët”.
Sipas avokatit Karaj, mundësia që deputetë e të quajtur grupimi Bardhi ka pak gjasa që t’i bashkohen Bashës, madje as ky i fundit nuk e do këtë gjë. “Këta të dy, Basha dhe Berisha janë de jure dhe de fakto shkatërrimtarët e PD. Bardhi nuk po i tregon demokratëve që ka një pol të tretë. Politika është aksion në bazë, kur them që Basha duhet të duket, e them për gjithkënd tjetër që ka pretendime të jetë kryetar i PD.
Besoj se nuk kanë për t’u bashkuar me Bashën se kanë një largësi shumë të madhe. Edhe nga Basha nuk ka një dashuri për të tërhequr këta që kanë shkuar te Foltorja, se po të donte që ta bënte një gjë të tillë ai i ka mundësitë për të komunikuar me ta. Basha ka kërkon të ketë një parti të vogël me njerëz që shkojnë pas frymës së tij dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha avokati.