Kush e urdhëroi lirimin e tre spiunëve rusë, të arrestuar në bazën ushtarake të Pashalimanit

Tre agjentë të FSB-­së Ruse të maskuar si gazetarë pasi që kanë fotografuar e inçizuar bazën e Ushtrisë Shqiptare të ‘Pashalimanit’ në Vlorë, janë ndaluar dhe liruar menjëherë nga zyrtarë të policisë dhe ushtrisë së shqiptare, kanë njoftuar burime të gazetës infojeta.net.

pasha1
Ndalimi i tre agjentëve rusë në mesin e të cilëve ka qenë edhe Sergej Belous nga gazeta ‘Noboctnoi Front’, ka ndodh në fillim të muajit tetor të viti të shkuar. Në anën tjetër më 15 shtator 2016 në fshatin Hoçë të Madhe të qytetit të Rahovecit policia e Kosovës ka ndaluar e arrestuar dy gazetarë rusë të ‘Noboctnoi Front’, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët dyshohen se janë agjent të FSB­-së, të cilët ne rajon gjenden me mision të caktuar. Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rus janë dëbuar nga Kosova dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë
në Kosovë, pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite. Sergej Belous, pak ditë pas depërtimit nga Kosova, me dy shokë të tjerë ‘viziton’ Muzeun ushtarak në bazën e Pashalimanit në Vlorë. Diku mese datës 10-­15 tetor 2016, pasi kishin vizituar Muzeun ushtarak në Bazën e ‘Pashalimanit’ në Vlorë, policia dhe ushtria shqiptare kishte ndaluar tre persona të cilët ishin prezantuar si gazetarë rusë në mesin e të cilëve ishte dhe Sergej Belous, kanë njoftuar burimi të Infojeta.net nga SHISH dhe SHIU, me kushte të anonimitetit.
Sipas burimeve, agjentët rusë të maskuar si gazetar pasi iu janë kontrolluar dokumentacioni dhe pajisjet e tyre, është parë se ata kanë fotografuar tërë bazën ushtarake të Pashalimanit, edhe në vendet ky është i ndaluar fotografimi.

“Pas rreth 3­4 orë ndalim të rusëve e pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Tirana përkatësisht nga MM­-ja vjen një urdhër ‘gazetarët e ndaluar rusë duhet të lirohen menjëherë dhe të gjitha pajisjet e tyre duhet t’iu kthehen’, pra bëhet fjalë për aparat fotografik dhe kamera dixhitale”. – ka thënë burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urdhëri ishte shumë i qarë thotë burimi “agjentët ­gazetarë rusë, duhet të lirohen, aparatet e tyre duhet të kthehen të pa prekur, por ata duhet të deportohen nga territori i Shqipërisë”.
pasha2-640x320

Swiss Digital Mobile Reklama

“Agjentët e maskuar si ­gazetarë rus, në shoqërimin e policisë shqiptare, nga Vlora janë deportuar në Malin e Zi nëpërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit”, – ka thënë burimi. Sipas tij “rusët patën një “mik” në Ministrinë e Mbrojtjes, që nuk na lejuan që t’i arrestojmë e t’iu konfiskojmë pajisjet e as t’iu fshijmë filmimet e fotografimet që i kishin bërë bazës ushtarake”, – kanë thënë burimet për “Infojeta.net”.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?