Kush e vrau Admir Muratajn? Gazetarja: Është qëlluar nga 10-15 metra

Gazetarja Klodiana Lala, e pranishme në emisionin Opinion, ku po diskutohet mbi grabitjen e djeshme në Rinas, ka thënë se autoritetet ligjzbatuese kanë dështuar në mbikëqyrjen e grabitësit Admir Murataj.

Sipas saj ai ka qenë një njeri i mirëpërgatitur dhe tepër agresiv.

“Në dosjen e ardhur nga Greqia, thuhej se është një person agresiv, brutal dhe është ndikues mbi anëtarët e tjerë. Ka aftësinë të rekrutojë njerëz shumë të besuar dhe njerëz të administratës. Fakti që ia doli të bëjë të këto grabitje e duke mos lënë viktima. Në këndvështrimin tim Murataj nuk ka patur qëllim të vrasë. Unë them këtë gjë që është qëlluar nga 10-15 metra”, është shprehur Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush e vrau, policia apo grabitësit e tjerë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gazetares edhe familjarët kanë dyshime por është vetëm hetimi që do e nxjerrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?