Kush e vrau Elonën? Rudina Xhunga mesazh vajzave të Instagram-it
Një nënë 37-vjeçe nga Saranda i dha fund jetës pasi nuk e përballoi faktin që gjykata i hoqi kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare dhe ja dha ish-bashkëshortit të së ndjerës. Ky lajm i trishtë ka nxitur edhe një reagim nga gazetarja dhe themeluesja e dritare.net, Rudina Xhunga. Përmes një postimi me hashtagun #kushevrauelonën, ajo shkruan për realitetin e vajzave të Instagram-it dhe realitetin tjetër, të trishtë jashtë rrjeteve sociale.
Postimi i plotë
Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. Sot e nisen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t’ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak. #kushevrauElonen
https://www.instagram.com/p/CEw-3HzAMYn/