Kush e vrau Pëllumb Metën? Prokuroria kryen eksperimentin: gruaja dhe fëmijët dërgohen në poligon qitjeje

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Mësohet se Prokuroria ka kryer edhe një eksperimenti hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ku kanë kryer qitje me armë.

Ka rezultuar se Hygerta Meta ka qene në gjendje të mbushë armën dhe të kryeje qitje ndërsa Hysen Meta që grupi hetimor dyshon se është ekzekutori ka refuzuar të qëlloje duke thënë se nuk di të mbajë armë.

Eksperimentin e kanë bërë dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta të cilët kanë thënë se s’kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë.

Dy të dyshuarit kryesorë Hygerta dhe Hysen Meta i qëndrojnë deklarimeve të dhëna në seancën e masës së sigurisë, ku pretendojnë se vrasjen e ka bërë Hygerta.

Vajza është rikthyer në vendngjarje ku është rindërtuar skema e vrasjes dhe vajza ka treguar pozicionin ku ishte shtrirë i ati ku dhe si e ka qëlluar, trajektoret, zhvendosjen e trupit dhe varrimin.

Të dhenat e këtij eksperimenti po krahasohen me ato të përpiluara nga ekspertet gjatë këqyrjes së vendit të krimit.

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles.

SHKARKO APP