Kush është “Agai i Ri” që po ndërton parkun fotovoltaik mbi tokat e shtetit në Lushnje?

Çekrezi ka krijuar kompaninë “SunXpower” me të cilën ka fituar leje për të ndërtuar panele fotovoltaik në Imshtë të Lushnjës.

Një protestë është mbajtur sot nga banorët e fshatit Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnjë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonë.

Sipas deputetit të PS, Erion Braçe, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e paneleve diellore. Por kush do të ndërtojë në këtë zonë dhe cili është deputeti që po mbështet ndërtimin?

Swiss Digital Desktop Reklama

Elton Çekrezi, pronar i EuroElektra, ka blerë tokën shtetërore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike. Çekrezi ka krijuar kompaninë “SunXpower” me të cilën ka fituar leje për të ndërtuar panele fotovoltaik në Imshtë të Lushnjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zanafilla e konfliktit ka nisur që prej vitit 2024, ku banorët sërish protestuan duke kundërshtuar ndërtimin, pasi sipas tyre, zona është pronë shtetërore e patjetërsueshme nga ligji. Edhe një vit më parë deputeti socialist Erion Braçe publikoi një video, ku shkruante se një person i shoqëruar nga policia po tentonte të merrte tokën e shtetit.

Nga ana tjetër Çekrezi, ka blerë tokën shtetërore. Për të sqaruar banorët, familja Çekrezi asakohe reagoi me dokumenta për median Ditari se “sipërfaqja e tokës për të cilën pretendohet nuk është pronë e shtetit dhe nuk është marrë nga shteti”.

Familja Çekrezi deklaroi se toka është blerë me kontratë noteriale nga një familje ish-pronarësh, të cilët e kanë fituar pronësinë e saj me vendim të kthimit dhe kompensimit të vitit 1998. Për këtë, në cilësinë e pronarëve të rinj, disponojnë dokumentacion pronësor të azhornuar nga Kadastra si edhe të gjithë dokumentacionin e origjinës (që nga vendimi i sekuestros nr.5 datë 23.07.1945 deri te vendimi i kthimit nr.58 datë 03.11.1998). Sa i përket kundërshtimit të banorëve, biznesmeni shprehej se i kanë zaptuar të gjithë sipërfaqen, përfshirë tokën shtetërore dhe atë private, për të cilat nuk kanë asnjë dokumentacion.

Duke u rikthyer në protestën e sotme, Erion Braçe në postimin e tij kujton se një tentativë e ngjashme për përvetësimin e kësaj toke ka ndodhur edhe më herët, me mbështetje politike, nga një politikan, për të cilin nuk jep një emër. Deputeti shprehet se ndërtimi është ndalur pasi çështja ka kaluar për hetim, ku shprehet se një “agai i ri”, identieti i të cilit nuk dihet, po synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë. Braçe nënvizon se çështja është në fazën e dytë të veprimeve hetimore nga Prokuroria e Fierit.

“Ky që shihni në video, që ju bërtet bujqve e ju thotë “boll bërtitet” është agai i ri që do të ndërtojë panele fotovoltaike mu në këtë tokë! Ç’ është kjo tokë? Është një sipërfaqe toke nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë. Është kjo mbi të cilën po rrijnë bujqit. Dy javë të shkuara, ky tip ishte në Imshtë pa policinë, por me kriminelë që bënin çmos tu dukeshin armët; kanë kërcënuar banorët dhe ju kanë përmendur jetën e fëmijëve.

A ka turp më të madh se Policia e Shtetit sot në mbrojtje të një grabitjeje ditën për diell kur ligji është shumë i qartë?! Është e përsëritur kjo! Një vit e gjysmë më parë, me mbështetje të një politikani, i njëjti tip kishte përsëri policinë me vete deri ditën që politikani ra nga karrigia!“-denoncon deputeti./ Boldnews/

Reagimi i deputeti karizmatik të PS, Erion Braçe:
LUSHNJE, NJESIA BUBULLIME, FSHATI IMSHTE
GRABITJE E TOKES PUBLIKE LIVE;
HABIA E MADHE-BUJQIT PO MBROJNE TOKEN PUBLIKE, POLICIA VEPRON SI PERMBARUESE E GRABITJES SE TOKES!
Ky qe shihni ne VIDEO, qe ju bertet BUJQVE e ju thote “boll bertitet” eshte AGAI I RI QE DO TE NDERTOJE PANELE FOTOVOLTAIKE MU NE KETE TOKE!
Ceshte kjo toke?
Eshte nje siperfaqe toke nga BUZA E LUMIT SEMAN DERI NE ARGJINATURE-eshte kjo mbi te cilen po rrijne bujqit!
Cthote ligji?
LIGJI “PER BURIMET UJORE” PERCAKTON QARTE SE KJO TOKE ESHTE “TOKE E LUMIT”, PRA TOKE PUBLIKE E PA TJETERSUESHME DHE E PAPARASHKRUESHME!
Nje rresht i gjate institucionesh publike jane perfshire ne GRABITJEN E KESAJ TOKE, KANE SHKELUR KRIMINALISHT LIGJIN.
Nje vit e gjysem me pare, SI DEPUTET I KETYRE NJEREZVE, KAM KALLEZUAR NE PROKURORI GJITHKEND;
JAVEN QE SHKOI KONFIRMOVA NE PROKURORINE E FIERIT SE CESHTJA ESHTE NEN HETIM DHE JANE NE VALEN E DYTE TE KRYERJES SE VEPRIMEVE HETIMORE!
Pyetja qe kam tani eshte e qarte:
KUR CESHTJA ESHTE NEN HETIM NE PROKURORINE E FIERIT, CPUNE KA POLICIA E LUSHNJES NE KRAH TE NJE PERSONI QE KERKON TE PERFUNDOJE GRABITJEN E TOKES NGA NJE FARE BILBILI??
Dy jave te shkuara ky tip ishte ne IMSHTE pa policine, por me kriminele qe benin cmoa tu dukeshin armet; kane kercenuar banoret dhe ju kane permendur jeten e femijeve!
A ka turp me te madh se POLICIA E SHTETIT sot ne mbrojtje te nje grabitje diten per diell kur ligji eshte shume i qarte?!
Eshte e perseritur kjo!
Nje vit e gjysem me pare, me mbeshtetje te nje politikani, i njejti tip kishte perseri policine me vete deri diten qe politikani ra nga karrigia!
Nga ajo dite, kjo perpjekje u shua dhe prokuroria po heton!
Nuk di cili eshte politikani qe po i del per zot kete here por dua ta theksoj me force:
SIPAS LIGJIT, KJO TOKE ESHTE E SHTETIT, E PATJETERSUESHME DHE E PAPARASHKRUESHME;
GJITHCKA QE PO NDODH ESHTE GRBITJE DHE SHPERDORIM DETYRE NGA ANA E POLICISE!!

Shënim: Mësohet nga burime te KOHA JONE se SPAK ka nisur hetimet për rastin në fjalë. Por po hetohet edhe roli i policisë në këtë rast, pasi janë dokumentuara video se si policia ndihmon firmën në fjalë.
Gazeta po heton që të gjejë “deputetin” që fshihet pas këtij parku, siç akuzon deputeti i PS, Erion Braçe. Kjo tokë nga bregu i lumit në argjinaturë është TOKE E LUMIT- me ligj, e patjetërsueshme, pra tokë-shtet. Por si ka mundësi që drejtuesit e policisë dërguan aty policinë kundër banorëve të cilët protestonin për të ruajtur tokën shtetit e jo tokën e tyre!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?