Kush është Dritani, 30-vjeçari që qëlloi me sëpatë të atin në Lushnje?

Dritan Veliu është 30 vjeçari, i cili mëngjesin e sotëm qëlloi të atin me sëpatë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në familje, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në qytetin e Lushnjes.

30-vjeçari njihet si person i dhunshëm. Ai ka ushtruar herë pas here dhunë mbi familjarët, si dhe ka bërë një vit burg më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dëmtuari i ditës së sotme nga Dritani, është babai i tij, Kujtim Veliu, 67-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

I moshuari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes, por për shkak të plagëve të marra, është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Autori mësohet se është beqar ndërkohë që është shpallur në kërkim nga Policia. E ëma e autorit është e sëmurë ndërkohë që prindërit e 5 fëmijëve merren me tregti.

Nuk dihen ende motivet e sherrit në familje, të cilat çuan në këtë ngjarje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?