Kush është familja me koronavirus nga Feri, e infektuar që prej 3 marsit

Është zbuluar për herë të parë indentiteti i një prej familjeve të infektuara nga koronavirusi, i cili ka alarmuar botën si dhe ka imponuar krijimin e një gjendje shtetrrethimi në Shqipëri. Ajo është familja e E. Sulos nga Fieri. Identiteti është publikuar nga Bashkia e Fierit, në faqen e Facebook, ku i bën thirrje shoferit që ka tranportuar familjen nga Zogu i Zi në Tiranë në Dërmënas që të vetizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi familja është prekur nga virusi COVID-19. Në njoftim thuhet se tranportimi është bërë në datën 3 mars, pra një javë para se autoritetet shëndetësore të njoftonin zyrtarisht dy të prekurit e parë në Shqipëri. Bashkia thotë se janë marrë masat për mbylljen e njësisë tregatre, e cila u i ka ofruar shërbim familjes, por nuk dihet se në sa qendra mund të ketë marrë shërbim dhe sa kontakte ka pasur.

Në njoftim e bashkisë Fier thuhet: Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19, i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i Zi në Dermenas që të vetë-izolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00. Ndërkohë, NjA Dermenas ka marrë menjëherë masat duke njoftuar mbylljen dhe izolimin e njësisë tregëtare, që u ka oftuar shërbim gjatë kësaj kohe. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?