Kush është ish-deputeti i PS që mori pjesë në takimin e kokainës në Aruba?!
Nga Basir Çollaku-
Për ironi të gjeografisë pjesë e Arubas është dhe një ishull i quajtur Flamingo Island. Vjen nga spanjishtja oro hubo, kishte florinj. Ia ka vënë emrin i pari eksploratori spanjoll Alonso de Ojeda që e zbuloi për herë të parë Arubën në 1499.
Samiti
Samiti njëjavor i Arubas ishte vërtet strategjik dhe ia vlente barra qeranë. Pjesëmarrësve nga Shqipëria iu deshën 18 orë fluturim me avion, atyre nga Europa, 15 orë, ndërsa atyre nga SHBA vetëm 3.5 orë.
Pamjet janë disaburimëshe: vëzhgimi operacional policor në hotel, pamjet e aeroportit ndërkombëtar Reina Beatrix të Arubas, si dhe ato të kazinosë Alhambra, në Eagle Beach. Edhe plazhin e zgjodhën pak për patriotizëm, me emrin e simbolit tonë kombëtar, shqiponjës.
Belgët, spanjollët, francezët, italianët, gjermanët, janë të gjithë në këtë histori të madhe hetimore nga viti 2019-të e më pas. Foto përgjime e filmime të samitit, janë të “markës” spanjolle. Edhe në fotot e publikuara nga materialet hetimore, ka tekst të dallueshëm spanjisht. Njësia e Majorkas ku edhe kanë gjezdisur jo pak herë bujtësit, i ka pasur nën mbikqyrje dhe ka fiksuar ziafetet e bosëve të drogës.
Sipas Prikiçit, papagalli gushkaf simbol shpezor i Arubas, personi i dytë qeveritar në samitin e Arubas, ishte një deputet i maxhorancës, tani nuk është më, me dijeni të dorës së parë për Task Forcën e qeverisë Rama për verifikimin e titujve të pronësisë në bregdet.
Sipas asaj çka është publikuar deri më tani nga SPAK, në këto takime identifikohen Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti, Bashkim Osmani dhe persona të tjerë që sipas hetuesve lidhen me një rrjet të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe investimeve në Shqipëri.
Por funksionarët e lartë shtetërorë dhe autoritetet politike, siç shkruhet në dosje, ende nuk janë në vaktin e publikimit. Sigurisht prokurorët kanë dijeni me emër kush janë ata, madje kush eshtë edhe qeveritari, i përzgjedhur si marrës i dhuratës, orës 400 mijë euroshe. Samiti ka pasur disa takime deri në konkluzionet përfundimtare, të dërguara në qendër për miratim, duke ndarë parcelat dhe fitimet.
Aruba vazhdon…




KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 18746

