Kush është kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu?

Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës.

Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit.

Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga viti 2002, është profesor në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sejdiu ka shërbyer edhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai u emërua në këtë pozitë në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bekim Sejdiu, gjatë dekretimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Bekim Sejdiu, gjatë dekretimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Në vitin 2021, dha dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese dhe iu rikthye angazhimit akademik. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu kishte mbajtur poste në diplomacinë e Kosovës. Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi dhe më pas si konsull i përgjithshëm në Nju Jork.

Karriera e tij akademike është e lidhur kryesisht me të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Sejdiu ka përfunduar studimet në fushën e drejtësisë dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të drejta të njeriut.

Emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë takimeve për çështjen e presidentit midis LVV-së dhe LDK-së, në kuadër të bisedimeve për gjetjen e një kandidati për president të Kosovës.

Zgjedhja në këtë post do ta bënte Sejdiun presidentin e gjashtë të Kosovës nga shpallja e pavarësisë.

Sejdiu është 52-vjeçar dhe është i martuar me Alberie Rraci Sejdiun, me të cilën ka tre fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?