Kush është Lulzim Basha? Psikoanaliza e ekspertëve në 17 pika
Një raport i plotë rreth profilit politik të Lulzim Bashës sillet sot nga CNA.al. Dje u publikuan 5 pikat e para të profilit politik të ish-kreut të PD, sot po sjellim të plotë 17 pikat e shkruara në një studim të plotë nga një grup ekspertësh 4 vite më parë.
Çfarë është ky studim?
Studimi është kryer nga një grup multidisiplinar të huaj dhe shqiptarë në kuadër të një projekti. Janë studiuar 10 politikanë shqiptarë katër vite më parë.
Ekspertët u ulën dhe në kuadër të një projekti për një politikë të pastër dhe të përgjegjshëm, hartuan 10 profilizime psikologjike për 10 politikanët që do kenë impakt publik në vitet e ardhshme në vend.
Dokumentacioni i këtij projekti do të mbahej konfidencial, por do të shfrytëzohej nga media, universitete dhe mediume për të kuptuar udhëheqësit e tyre në raport me të vërtetën.
Shembuj në Europë
Ky projekt ishte sipas shembullit të Alan Fridman, biografit të Berluskonit, i cili nuk e filloi punën e tij pa u orientuar nga një profil shkencor i Berluskonit. Në këtë kuadër në fillim të vitit 2022 janë bërë edhe profilizimet e liderit Rus Vadimir Putinit, Zelenskit dhe Lukashenkos të Bjellorusisë.
Qëllimi
Qëllimi është thjesht një kundërvënie ndaj trukeve, maskave dhe mekanizmave mbrojtës që kanë politikanët në publik, të kuptohen më mirë nëpërmjet këtyre analizave cilët janë në të vërtetë dhe si duhen lexuar.
Si kryhet profilizimi?
Janë disiplina që studiohen në profilizimin kriminal, sipas variantit të BAU në FBI. Ekspertët mbledhin dhe përpunojnë të dhëna të së shkuarës por edhe të sjelljeve aktuale politike. Gjithçka fillon me historinë familjare e shkon deri tek metodat më të fundit të ekspertizës për një profil njerëzor.
Studimi bazohet mbi:
Hitorinë familjare
Mënyra e të folurit
Mënyra e të ecurit
Daljet në publik
Pamjet e paautorizuara
Gjuha e trupit
Mimika
Histori dhe dëshmi mbi sjelljen etj
Kinesiologjia
Oklesika
Heptika
Prosimeksi
Më tej le të sjellim të plotë pjesën e parë të profilit politik të Lulzim Bashës, të cilat flasin për simptomatika individuale. Këto janë përfundimet e studimit prej më shumë se 50 faqe të përmbledhura në 17 pika kryesore, ato pasohen nga një pjesë e dytë e cila është “Klasifikimi i çrregullimeve të personalitetit dhe sëmundjeve mendore”, kjo pjesë përfshin 6 pika dhe dy konkluzione.
Sot CNA.al po sjell të plotë pjesën e parë të raportit dhe nesër do publikojmë edhe pjesën e dytë të këtij studimi që tregon në fakt se kush është Lulzim Basha i lexuar nga ekspertë të psiko-analizës.
Simptomatika individuale e profilit politik të Lulzim Bashës
Simptoma individuale:
1-Komunikim dhe gjestikulacione “Rigide” të ngrira që selektojnë akses admirues dhe simpatie masovike.
2-Elementë të dukshëm obsesiv- kompulsiv në kujdesjen për pamjen e jashtme dhe veprimeve të thjeshta.
3-Ngrirje e mimikës, empatisë dhe emocioneve ndërpersonale, Maskë “efekti flat”.
4-Shmangie nga shoqërizimi i shtuar dhe mbyllje në vetvete me manipulim të situatave për vetëmbrojtje emocionale.
5-Pasiguri në zgjidhje të situatave dhe vendmmarrjes, duke vonuar, aluduar, paragjykuar, analizuar dhe gjetur arsye joracionale dhe sureale.
6-Nevojë të fortë për mbështetje dhe varësi emocionale në femra të forta, si pasojë e diktatit për rregull të modeluar strikt që në fëmijëri nga subjekte femërore.
7-Trauma të mundshme fëmijërie nga trysnia e lartë e ekzibicionit të detyruar për rezultate dhe figurë të modeluar në edukim.
8-Personalitet introvert, të pakuptueshëm të maskuar dhe fluid, por të shoqëruar me mekanizma mbrojtës dhe manipulative të sofistikuar.
9-Shpërqëndrim ose dyzim në mendime dhe plane të njëkohshme manipulative që çojnë në lapsuse të përsëritura dhe amnezi.
10-Zotime dhe diktat karakterial mjaft të paqëndrueshëm dhe zhgënjyes që del jashtë kontrollit optimal psiko-emocional
11-Mitomani e shpeshtë për shkaqe vetëmbrojtje dhe pasiguri në marrëdhënie me të tjerët.
12-Empati selektive për karaktere të dobëta të nënshtruar dhe abuzuar me orientim të ndryshëm.
13-Agresivitet i kultivuar në hakmarrje personale ndaj kritikëve dhe ideve të ndryshme.
14-Atrofizim emocional ndijues dhe shprehës në kufijtë e efekteve anësore të preparateve antidepresive.
15-Preferencë e shtuar për veprimtari të vetmuar, i mbyllur ose i limituar në numër shumë të kufizuar personash.
16-Indiferencë ndaj kërkesave immediate për reflektim dhe reagim apatik dhe me efekt “slow motion”.
17-Deasocim akut në momente tensioni, duke humbur sintoninë në veprimet e pritshme në përgjigje të një realiteti kokëfortë.
Shumë qytetarë, demokratë, socialistë, pa parti kur kanë parë së fundi nëpër media blindimin me disa tonelata hekur të selisë së PD, vendosjen e kamerave të sigurisë, kthimin e selisë së PD, thuajse në një bunker lufte, a thua se është në Ukrainë duke luftuar me rusët, pyesnin a është normal ky njeri apo është i çmendur. Vetëm një i çmendur mund ti bënte këto veprime. Ky raport shpjegon shumë e i përgjigjet atyre pikë pyetjeve që ngrenë sot shqiptarët për Lulzim Bashën./Marrë nga CNA.al/