Kush është mësuesi që iu bë atentat sot në Vlorë
Personi që mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të pasdites së sotme në Vlorë quhet Eljus Thartori.
Thartori, 36 vjeç, banues në lagjen ‘Centrale’
Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe në gjymtyrë.
Eljus Thartori ka punuar si mësues fizkulture në një nga shkollat e qytetit.
Ai është dënuar më herët me 8 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Dy vite më parë, kamera e “Fiks Fare” e filmoi të plagosurin, asokohe mësues të edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.
Mësuesi, në kundërshtim me ligjin, inkurajonte nxënësit që të fyenin drejtoreshën gjatë orës së mësimit.
KOHA JONË SONDAZH

