Kush është përgjegjës për vdekjen e mistershme? Mjekët akuzojnë mjekët!

Sorolloatja e Aida Çajku, e një nëne në muajin e nëntë të shtatëzanisë, ka shumë pikëpyetje lidhur me shkaqet që cuan në humbjen e jetës së nënës dhe foshnjes. Ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja. Mjekët e maternitetit “Koço Gllozheni” kur e reja u paraqit si pasojë e disa komplikacioneve, nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje pa kuptuar situatën e kanë orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake.

Aida ka qëndruar në maternitet për vetëm 45 minuta, ku pas 5 orëve ecje-jakje të pashpjegueshme, ekipi i mjekëve në maternitet i përcaktoi diagnozën hemoragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.  Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatëzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të konktaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, thonë për “Top Channel” të njëjtën gjë: “Ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35-vjeçares për në urgjencën e QSUT-së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, në maternitet funksionon qendra e koordinimit, ku mjekët mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në senatorium është konstatuar shok hemoragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet kur gjendja ishte rënduar, atëherë u thirrur konsultë e zgjeruar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemoragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Lidhur me këtë do të vendosë mjekësia ligjore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?