Kush është personi që dyshohet se eliminoi 27-vjeçarin shqiptar

Disa ditë më parë një emigrant shqiptar në Itali u gjet i pajetë brenda makinës së tij. I shtrirë në sediljen e pasagjerit dhe i zhytur në gjak. Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i 27-vjeçarit shqiptar Serxhio Veizi u gjet anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.

Po ashtu u bë e ditur është bërë se ai ka ndërruar jetë, pasi e kanë qëlluar në kokë. I riu ka një të shkuar problematike.

I shoqëruar për këtë ngjarje është G.R., 43 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal. Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë pasi gjeti të pajetë në makinë shqiptarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai telefonoi policinë dhe u tha:

Swiss Digital Mobile Reklama
Shpejt, ejani se këtu është një kuf*më.”

Ai do t’i nënshtrohet një ekspertize që do të verifikojë nëse në duart apo veshjen e tij ka prani bariumi dhe plumbi. Mediat vendase nuk kanë dhënë ndonjë arsye pse dyshohet se ai mund të jetë autori i vrasjes së shqiptarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?