Kush është polici që qëlloi për vdekje Jurgen Dukën

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit, Jurgen Duka, gjatë mesnatës në një market në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Arbër Sula, 27 vjeç, banues në Sauk, agjent krimesh në Dibër.

Në momentin e krimit Sula ishte jashtë shërbimit, dhe dyshohet se viktima së bashku me shokun e tij e kanë ofenduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes”, bën të ditur policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?