Kush është shqiptari që ju pre koka në Greqi?
Identifikohet shqiptari i cili u gjet i vdekur në zonën e Gluki në veri të Greqisë , pranë Igumenicës, ndërsa mediat e shtetit helen flasin për një krim makabër. Sipas mediave greke, ai është 26- vjeçar. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka. Më pas trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.
Dyshimet paraprake janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Mediat flasin se i riu shqiptar ka një të kaluar kriminale, madje ai është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar burgut. 26-vjeçari në disa pjesë të trupit të tij ka tatuazhe.
Ndërkohë policia greke ka marrë në pyetje disa shqiptarë të zonës. Ai kishte dy muaj që jetonte në këtë zonë, ndërsa edhe në të kaluarën kishte punuar në Greqi./tvklan.al
KOHA JONË SONDAZH

