Kush është shtetasja e huaj që vdiq në aksident, lidhja që kishte me njërin nga fierakët (Emri)
Është identifikuar edhe viktima e tretë e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Fier. BalkanWeb mëson se ajo është shtetasja e huaj, Nazia Aham, e fejuara 34-vjeçare e e njërit prej viktimave (Fisnikut).
Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pasi makina me të cilën udhëtonin ra në kanal, humbën jetën edhe Fisnik Murataj, 32 vjeç, dhe Agustin Murataj, 30 vjeç, djem xhaxhallarësh.
Makina me te cilen ndodhi aksidenti
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Varibob.
Raportohet se tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.
Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.
Policia ende nuk ka mundur të identifikojë shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
KOHA JONË SONDAZH


