Kush është “specialisti” nga Lazarati që drejtonte punën në magazinën e kanabisit në Mirditë
Një ditë më parë në një operacion të gjerë të policisë së Lezhës, asaj të Mirditës dhe FNSH-ve të quajtur “Befasia” u sekuestruan tonelata kanabis në proces përpunimi, e cila ka nisur të peshohet, ndërsa policia e Shtetit ka dhënë sot emrat dhe detaje në lidhje me të arrestuarit brenda magazinës.
Në mesin e 31 punëtorëve që kanë qenë brenda magazinës në kohën e ndërhyrjes së policisë, ka qenë edhe një qytetar nga Lazarati. Ai është Ramo Gaba dhe emri i tij është në mesin e 22 të arrestuarve nga policia. Në profilin e tij në “Facebook” ka vetëm një foto, ndërsa të shumtë janë miqtë nga Lazarati.
Burime zyrtare nga Policia konfirmojnë për “BalkanWeb” se Ramo Gaba, ishte përgjegjës i punëtorëve, me profesion, specialist agronom që merrej me procedurat e tharjes së kanabisit. Mësohet se ai është banues në Gjirokastër por me shtëpi edhe në Sarandë ku ka qëndruar më së shumti gjatë muajve të fundit pasi mbaronte ‘punën’ në magazinën e hashashit në Mirditë.
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim edhe Kastriot Reçin 44 vjec, personi që figuron si pronar i magazinës, së përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
Të gjithë të arrestuarit kanë deklaruar para policisë, se kishin zgjedhur të punonin në magazinën e përpunimit të drogës për shkak të kushteve të vështira ekonomike./BW/
KOHA JONË SONDAZH

