Kush është “Tan Zimani”, skafisti i gomones që u kap në Igumenicë (FOTO)

Zbulohet identiteti i skafistit 42-vjeçar të kapur mëngjesin e sotëm teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në plazhin e Platarias, në Igumenicë.
“BalkanWeb” raporton se ai është Dritan Jorgji, nga Saranda i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Tan Zimani”.(Personi që shihni në foto).

Nuk dihet nëse ka qënë i vetëm në gomone, por policia greke ka arritur ta pikasë sarandjotin pikërisht në momentin që po hidhte në breg 424 kilogramë marijuanë, të ndarë në 36 pako, të sekuestruar tashmë nga policia greke.

“Gomonia është nisur nga brigjet shqiptare. Operacioni pas informacioneve të Asfalias Prevezë, të cilët kërkuan ndihmën e policisë kufitare dhe të 6 skafeve nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkadha. Në orën 02:00 me orën lokale, gomonia u shfaq në Plataria. Policia ndërhyri në momentin që skafisti 42-vjeçar, shqiptar, lidhi gomonen dhe po shkarkonte drogën. Brenda në gomone 36 pako me 424 kg marijuanë”, thuhet në njoftimin e policisë greke.sarande-dritan-jorgji-skafisti

Gomonia me hashash në Igumenicë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?