Kush është tjetri nga e djathta, pas Arben Ahmetajt?!

Nga Daniel Muçaku-

Burime të sigurta brenda drejtësisë thonë se pas arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kërkuar nga SPAK, po përgatitet një tjetër arrestim nga e djathta shqiptare.

Por nëse nga e majta arrestimi i Arben Ahmetajt është më i larti si zyrtar, nga opozita flitet për një “peshk” edhe më të madh se ish-numri dy në qeverinë Rama.

Themelet e betonuara të SPAK nga Arben Kraja, tani po ngrihen me hekur-beton nga Altin Dumani.

Do të kemi verë shumë të nxehtë për politikën e korruptuar shqiptare. Nga fundi i vjeshtës do ti kemi në burg të gjithë ata që guxuan të shpërdorojnë postin zyrtar dhe të vjedhin lekët e buxhetit.

SPAK-u po kthen besimin në popull të drejtësia. Ndaj krijoni kushte pune moderne, SPAK-ut dhe BKH, por edhe rrogat t’ju rriten sepse ata po kursejnë miliona buxhetit të shtetit si dhe po fusin edukatën (frikën) se nuk mund të mendosh të prekësh paratë e taksapaguesve shqiptarë.

SHKARKO APP