Kush i financion partitë? Nismat për kontroll kanë dështuar
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se: “Nuk mendoj se do të duhet të dilet në vendimarrje pa patur një hetim dhe pa parë provat, ndërkohë që një pjesë e kësaj do të duhet të reflektohet deri në fund të muajit mars”.
Çdo kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve e ka ngritur si shqetësim financimin e partive. Ato marrin para nga fondet publike, por në fushata elektorale shpenzojnë shuma të pajistifikuara parash.
Nën akuzë nuk janë vetëm demokratët me rastin e fundit të kontratës së lobimit, ku kishin paguar mbi gjysmë milioni dollarë në kohën kur ishin ende në çadrën e protestës.
Detyrimi ligjor për të deklaruar paratë dhuratë nuk i ka trembur aspak partitë, edhe ato të mëdha, të cilat në fushata elektorale shpenzojnë shuma të mëdha parash, që kryesisht vijnë nga donacione të mbajtura sekret.
KOHA JONË SONDAZH

